Komisioni rregullator për energjetikë dhe resurse të ujit (KRRE)) sot do ta shqyrtojë kërkesën e BEG-së, ndërsa nesër pritet të kumtohet se sa do të kushtojë ngrohja qendrore.
Sipas kryetarit të KRRE, Marko Bislimoski, do të kërkohet mënyra për të shmangur një rritje drastike të çmimeve. Kjo, mendon Bislimovski, nuk është opsion, sepse shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore do të shkëputen nga sistemi dhe do të fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje.
Bislimovski tha se janë duke u konsultuar me Qeverinë, por apelon edhe Qytetin e Shkupit dhe të gjitha komunat në nivel të qytetit, që të solidarizohen dhe të gjejnë zgjidhjen më pa dhimbje të problemit. Nëse është e nevojshme, shtoi ai, pushteti vendor duhet të japë edhe subvencione për konsumatorët për të shmangur goditjet e çmimeve.
“Bëj thirrje për solidaritet të të gjitha palëve të interesuara. Çmimi i blerjes së gazit natyror në pjesën ku BEG blen me çmime në bursë është rreth 1480 dollarë për metër kub. Kjo është një blerje për muajin janar dhe është pothuajse gjashtë herë më e lartë se mesatarja në 2021 kur ishte 240 dollarë për metër kub. BEG ka paraqitur një kërkesë për këtë dje dhe ne do ta shqyrtojmë sot. Atë që kam menduar për energjinë elektrike, mendoj edhe për ngrohjen – se rritja drastike e çmimit të ngrohjes qendrore nuk është zgjidhje sepse shumë konsumatorë do të shkëputen nga sistemi dhe do të fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Jemi në komunikim me Qeverinë dhe mendoj se do të gjejmë mirëkuptim, por i ftoj zyrtarët në qytetin e Shkupit dhe komunat në qytet që të përfshihen aktivisht dhe nëse është e nevojshme të ofrojnë subvencione të duhura për konsumatorët. Nesër do t’ju informojmë se çfarë mund të pritet për çmimin e energjisë termike, tha Bislimovski.