Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00 lidhur me mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
Ai këtë e tha para gazetarëve pas takimit që ka pasur me ambasadorët e vendeve të Quint-it, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, ka paralajmëruar se një komunikatë të përbashkët me Osmanin dhe Konjufcën do ta lëshojnë më vonë.