Nesër mbahet koncerti i Noizyt, këta artistë do të performojnë

Nesër do të mbahet koncerti i Noizyt, “Alpha Show 2”.

Ky është koncerti i tij i dytë i organizuar në format të tillë, shkruan lajmi.net.

Ai do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Të ftuar për të performuar do të ketë artistë të shumtë jo vetëm shqiptarë por edhe nga tregu i huaj.

Në një postim të ri, ai ua ka bërë me dije fansave të blejnë biletat e fundit, pasi kanë ngelur eventualisht vetëm dy ditë.

Në koncertin e Noizyt do të interpretojnë: Dhurata Dora, Ylli Limani, Stresi, Lyrical Son, MC Kresha, Varrosi, Ledri Vula etj.

Gjithashtu, do të ketë edhe artistë të huaj.