Nesër Kovaçevski ia dorëzon Talat Xhaferit “kolltukun” e kryeministrit

Nga Qeveria njoftojnë se gjatë ditës së nesërme do të bëhet pranim dorëzimi i funksionit të kryeministrit mes Dimitar Kovaçevskit dhe Talat Xhaferit, përcjell TV21. Nga Qeveria shtojnë se është paraparë edhe deklaratë për media.

“Ju njoftojmë se më 29 janar 2024 (e hënë) duke filluar nga ora 10:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është planifikuar pranim-dorëzimi të funksionit në mes të kryetarit deritanishëm të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe Talat Xhaferit, kryetar i Qeverisë kalimtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas arritjes para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është planifikuar që kryeministrat të mbajnë një takim të shkurtër. Pas takimit, në ora 10:30, do të japin deklaratë të përbashkët për media për të cilat janë paraparë pyetje gazetareske”, thonë nga Qeveria.