Nesër dhe pasnesër të reshura të shiut, nga dita e diel rritje të temperaturave të ditës

Nesër dhe të shtunën moti kryesisht do të jetë me të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male me borë. Të reshura më të mëdha do të ketë në pjesët jugore, informojnë nga Drejtoria për punë hidro-meteorologjike.

Nga DPHM paralajmërojnë se të dielën dhe të hënën moti do të jetë kryesisht stabil, me rritje të temperaturave të ditës.