Nesër dhe pasnesër do të ketë kufizime në transportin publike në Shkup

Ndërmarrja për Qarkullim Publike (NQP) “Shkupi” nesër dhe pasnesër do të organizojë transportin publike me kufizime për shkak festës së Buzmit, transmeton Portalb.mk.

“Më 6 dhe 7 janar (e martë dhe e mërkurë) për shkak të festës së Buzmit, transporti publik do të funksionojë me orarin e të dielës”, raportoi NQP “Shkup”.

Teleferiku të martën dhe të mërkurën do të punojë në periudhën prej orës 10:00 e deri në ora 17:00, ndërsa biletaria te qendra transportuese do të funksionojnë prej orës 08:00 e deri në ora 14:00.