Adri dhe Iliriana janë çifti i cili kanë hyrë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova si një konkurent i vetëm.
Pas qetësisë që ata kanë shfaqur dhe shmangjes ndaj të gjitha debateve, publiku i ka penalizuar, shkruan lajmi.net.
Adri dhe Iliriana janë votuar nga publiku si më pak të preferuarit si pasojë e të cilës edhe kanë shkuar në nominim.
“Nëse shpëtoj sonte, nga nesër do të luftoj me të gjithë” ka thënë Adri i cili po ndihet i rrezikuar nga nominimi.
Në nominim për sonte janë: Adri dhe Iliriana, Buci, Blero, Domeniku, Alba dhe Lindita. /Lajmi.net/





