Nëse kthehet VMRO-DPMNE, kthehen grindjet me Kosovën, Shqipërinë dhe fqinjët tjerë – tha Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ClickPlus ka vlerësuar se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor do të tregojë se a do të kthehet regjimi dhe grindjet me fqinjët, apo do të vazhdojmë në rrugën eurointegruese.

“Nuk kishim mandat të lehtë. Ndodhi pandemia. Kishim tragjedi të madhe në shtet. Duke ndenjur në shtëpi ne kemi revoltë të qytetarëve. Revolt edhe duke dërgua porosi të ndryshme. Jo se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se mund të kthehet regjimi, se duke i dhënë opsion më të madh opsion djathtist, kundrejt opsionit majtist se e rrezikojnë edhe të ardhmen në pjesën, do ta them, të një shoqërie për të gjithë do të them, apo në integrimet eurointegruese. sepse kundërshtari ynë nuk e përdor as emrin kushtetues të shtetit, se ishte në grindje me Greqinë, me Bullgarinë… Çfarë shpresash, përfundon gjithçka. Ja unë sa lehtë sillem me Shqipërinë, Kosovën madje edhe me Serbinë. Do të na kthehet grindja menjëherë me të gjithë fqinjët”, tha Zaev./TV21