Nëse infektohen komisionerët regjistrimi mund të zgjasë edhe pas 21 prillit

Edhe kur nuk ka pasur pandemi, regjistrimi ka qenë i vështirë të realizohet. Ky proces nuk guxon të anulohet sepse në vjeshtë janë zgjedhjet, ndërsa pranverën e ardhshme askush nuk siguron se shifrat nuk do të jenë të njëjta sikur tani. Kështu dërgoi porositi kryeministri Zoran Zaev, ndaj thirrjeve për anulim të regjistrimit për shkak të rritjes së numrave të të infektuarëve me Covid-19. Zaev më tej tha se një person nuk e bënë më shumë patriot bojkotimi i regjistrimit, prandaj u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike që të regjistrohen. Në këtë mënyrë siç u shpreh Zaev, falë të dhënave që do të dalin, do mund përfundimisht dhe konkretisht të krijohen politikat.

Zoran Zaev, kryeministër

“Nuk është dikush më shumë maqedonas nëse e bllokon Maqedoninë të regjistrohet. As nuk është më shumë shqiptarë nëse e bllokon shqiptarin të regjistrohet, ashtu edhe serbi. Ligji është i qartë, aty ka përgjegjësi, por para se gjitha përgjegjësi qytetare ndaj shtetit. U bëj apel të regjistrohen të gjithë maqedonasve, shqiptarëve, boshnjakëve, serbëve, turqve, vllehve, romëve”.

Zaev sqaroi se kur të nis regjistrimi në vend, nëse ndonjë komisioner rajonal infektohet, regjistrimi në atë komunë mund të prolongohet për 14 ditë edhe nëse kalon data finale që është 21 prilli.

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski edhe njëherë përkujtuoi se bojkoti i regjistrimit është vepër penale dhe udhëheqësi i një grupi që bëjnë thirrje për bojkot mund të denohet deri me 5 vite burg.

Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë

“Baza ligjore për dënim, përfshirë edhe burgin, është vepra ‘organizimi i rezistencës dhe mosbindjes ndaj masave ligjore të një organi shtetëror’ nga Kodi Penal, por qëllimi është që të mos bëhet kjo. Denimet e parapara lëvizin prej gjobave deri në 3 vjet burg për organizatorin, ndërsa nëse është vështirësuar zbatimi i masës ligjore dhe nëse veprën e ka kryer në rolin e një udhëheqësi të një grupi, ai do të dënohet me burgim prej pesë vjetësh”.

E, ndërsa nga VMRO-ja opozitare vazhdimisht po bëjnë thirrje për anulimin e tij. Ata përmes një komunikate thonë se duke qenë vendi i tretë për nga vdekjet dhe i pesti nga radhitja më e keqe për vaksinim të popullatës, të realizosh regjistrim don të thotë të bësh gjenocid.

VMRO-DPMNE

“LSDM duhet ta pranojnë se atë që ata po e quajnë regjistrim, është operacion politik, në të cilin përveç partive në pushtet, janë përfshirë edhe fqinjët tanë. Ky regjistrim po bëhet në kundërshtim me të gjitha metodologjitë dhe standardet e Eurostat dhe nuk do të japë pasqyrë relevante dhe reale”.

Përndryshe, Enti Shtetëror Statistikave njoftoi se deri në orën 08:00 të mëngjesit janë regjistruar 137.111 persona nga diaspora. Ndërsa, për vetëm 24 orë janë vetëregjistruar 7.102 shtetas të RMV-së, që janë në mërgatë./SHENJA/