Nëse Hashim Thaçi lirohet, s’ka kuptim më Gjykata Speciale

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi tashëm gjendet në Hagë.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë prej dhjetë pikash është ngritur kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke e akuzuar atë për krime që dyshohet se janë kryer në luftën për pavarësi të fundit të viteve 1990, përfshirë vrasje dhe tortura.

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe disa të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

“Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh , serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë”.

“Zoti Thaçi dhe zoti Veseli besohet se kanë realizuar një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin për krijimin e Gjykatës dhe për pasojë për të penguar punën e Gjykatës në përpjekje për t’u siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë”, kishte thënë zyra e Prokurorit në Hagë.

“Duke ndërmarrë këto veprime, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vendosur interesat e tyre personale përpara viktimave të krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe të popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Gjatë dy viteve të kaluara, më shumë se 100 njerëz, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar si të dyshuar ose dëshmitarë në lidhje me krimet që dyshohet se janë kryer gjatë luftës për pavarësisë të Kosovës nga Serbia midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 1999 në Kosovë.

Ndër ta kishte edhe ish-luftëtarë guerile të UÇK-së, të cilët janë bërë politikanë të profilit të lartë, siç është Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës pasi u thirr.

Dhomat e Specializuara të Kosovës do të dëgjojnë raste që dalin nga një raport i task forcës së BE-së, i cili tha se zyrtarë të UÇK-së mund të përballen me aktakuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës. Krimet e pretenduara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Raporti u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili pretendonte se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Thaçin, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut. Thaçi i ka mohuar akuzat.

Negociatat për krijimin e gjykatës zgjatën nga viti 2011 deri në vitin 2015. Stafi i gjykatës përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar ka mbikëqyrur sistemin e drejtësisë në Kosovë, rezultatet e të cilit në ndjekjen penale të krimeve të luftës kanë qenë të dobëta – më pak se 20 vendime të formës së prerë në çështjet e krimeve të luftës.

Besohej se prokuroria e Kosovës nuk mund ta përballonte dot presionin politik në raste të ndjeshme në lidhje me zyrtarët e lartë dhe kjo qe arsyeja pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të krijojë gjykatën e re.

Mirëpo, edhe pse dyshohet për gjithë këto vrasje dhe krime kundër njerëzimit, një gazetar në Kosovë, pretendon se ka informacione që Thaçi do të kthehet në prill.

“Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prill”, ka shkruar gazetari Valon Syla.

Nuk duhet harruar se ishte pikërisht Hashim Thaçi me Kadri Veselin, ata që kishin iniciuar madje edhe duke i kërcënuar deputetët në Kuvendin e Kosovës, që ta votojnë Specialen.

Pas votimit të Gjykatës, gjithashtu ishiin pikërisht këta dy personalitetet që ishin munduar ta zhbënin.

Madje në Kuvendin e Kosovës kishin qëndruar deri në orët e vona për të votuar për zhbërjen e Speciales.

Ishin miqtë tanë amerikan ata që e kundërshtuan një veprim të tillë, ku konsideronin se Kosova po ia ngul thikën pas shpinës Amerikës.

Gjithashtu edhe LVV-ja e kishte kundërshtuar ashpër këtë iniciativ të Thaçit e Veselit.

Edhe LDK-ja ishte kundër zhbërjes së Speciales.

Tash, kur gjithë këto akuza rëndojnë mbi Thaçin, si është e mundur ai të lirohet nga Specialja?

Nëse ai lirohet kur është akuzuar për vrasjen e shqiptarëve, atëherë çfarë kuptimi do të ketë Gjykata Speciale?

Madje kundër Thaçit në Hagë ka dëshmuar vullnetarisht edhe Ibrahim Kelmendi i cili e akuzon për vrasje të shqiptarëve.

Mbetët të shihet se çfarë do të vepron Specialja, mirëpo me gjithë këto akuza është e pamundur të lirohet!