“Nëse gruaja ime më thotë se po dukem keq jashtë, unë dal”, Buci habit me deklaratën

Buci është një nga lojtarët më të fortë të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Ai gjatë gjithë kohës ka krijuar debate dhe ka ngacmuar banorët, duke mos lënë hapësirë të mendohet se është lodhur e do të dorëzohet nga loja.

Së fundmi ai ka pasur një shqetësim se mos ndoshta gruaja e tij mund të jetë zhgënjyer me të, shkruan lajmi.net.

“Nëse gruaja ime më thotë se po dukem keq jashtë, unë dal”, ka thënë Buci gjatë bisedës me banorët.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagim te banorët e tjerë, të cilët kanë thënë se e shohin si lojtar të fortë. /Lajmi.net/

YouTube player