Nëntë turistë britanikë përleshen mes vete në Shkup, ka të lënduar

Më datë 11.05.2022 në ora 12.30 në Stacionin Policor Qendër, VS (37) nga Britania e Madhe ka raportuar se rreth orës 03.30 para një objekti hoteliere në rrugën “Rr. Kiril dhe Metodi” në Shkup, ai dhe miqtë e tij DI, SDH, ISL dhe L.K. janë sulmuar fizikisht nga katër persona, po ashtu nga Britania e Madhe. Njëri prej tyre ka plagosur dorën me një objekt xhami. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ky është incidenti i dytë i ngjashëm që përfshin britanikë.

Me datë 27.04.2022 në ora 23.30 në SPB Shkup është raportuar se në “13 Nëntori”, në një objekt hoteliere, ku është prishur rendi dhe qetësia publike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër, të cilët kanë konstatuar se ILT (48) nga Britania e Madhe, me sharje, të bërtitura dhe sjellje të paturpshme ka prishur rendin dhe qetësinë publike në vend publik dhe më pas në mënyrë agresive iu referohet punonjësve policorë që kryejnë detyrën zyrtare.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se edhe N.J.D.(34) nga Britania e Madhe ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka vepruar në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të policisë të cilët kryenin detyrën zyrtare.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Qendër për procedura të mëtutjeshme.