Nëntë avionë dhe helikopterë rusë u shkatërruan nga ukrainasit në 24 orët e fundit

Nëntë avionë dhe helikopterë rusë janë rrëzuar në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Express.

Kështu bënë të ditur Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes një cicërimë në Twitter.

Sipas tyre, njëri nga avionët e rrëzuar ishte i llojit Su-34.

“Nëntë avionë dhe helikopterë rusë u rrëzuan në 24 orë, duke përfshirë një nga Su-34 më të rinj rusë në Chernihiv”, thuhet në cicërimën e tyre.