Shkruan: Florian Nesimi
Ja edhe një argument tjetër që tregon se BDI është fajtore për mosdhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe:
Ligji për provimin e jurisprudencës është miratuar në shtator 2019, pas Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ata që e kanë votuar Ligjin për provimin e jurisprudencës në Kuvend është dashur të kërkojnë që aty të parashihen edhe dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sikur t’a bënin një gjë të tillë, sot nuk do të ekzistonin këto dilema juridike. Edhe më e keqja është se kryetar i Kuvendit asokohe ka qenë Talat Xhaferi, i cili juridikisht është edhe nënshkruesi i Ligjit për provimin e jurisprudencës i cili nuk parasheh mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe.



