Nënkryetari i LDK-së – Vjosa Osmanit: Udha e mbarë të qoftë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, po thotë se partisë mund t’i bëjë hair largimi i Vjosa Osmanit.

Kryetari i Istogut thotë se kjo është zgjedhje e vetë Osmanit, por nëse do të shkojë, “udha e mbarë i qoftë”Këto deklarata të Rugovës vijnë pasi Osmani gjatë ditës së sotme tha se me LDK-në ka përfunduar gjithçka, dhe la të hapur mundësinë e bashkëpunimin e kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Rugova ka deklaruar se Osmani ka rënë ndesh me vendimet e organeve të LDK’së, prandaj edhe është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse që mbante në parti.“Ajo është larguar nga postet udhëheqëse në parti, pasi ka ra ndesh me vendimet e organeve të LDK-së, qoftë me Këshillin apo Kryesinë e partisë.

Bazuar në statutin e partisë, kjo është arsyeja e largimit të saj nga pozitat që ka pasur. Ne të gjithë i kemi mendimet tona, por kur merren vendime me shumicë votash duhet të respektohen, ajo nuk i ka respektuar”, ka deklaruar Rugova.