Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi i reagon Bërnabiqit: Kosovën e ka njohur në thelb Aleksander Vuçiqi, merruni me këtë

Anëtari i Presidencës së Lëvizjes “Evropa Tani” dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviq, i ka reaguar kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas një deklarimi të saj rreth vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës.

Pejoviq ka deklaruar se Kosovën e ka njohur në thelb presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Gjithçka për të cilën po shkruani ka ndodhur në kohën kur pikërisht Maroviq, si nënkryetar i DPS-it në pushtet, ndikonte në politikat shtetërore dhe në vendimmarrje. Me gjasë, ai ju ka obliguar me këtë, prandaj tani e mbroni dhe reagoni në mënyrë kaq të pakontrolluar kur, në kuadër të respektimit të sundimit të ligjit që ju e theksoni, tani kërkohet edhe dorëzimi i tij. Në fund të fundit, Kosovën ua ka njohur në thelb presidenti juaj – merruni me këtë, ndërsa nga ne pushoni pak”, ka shkruar Pejoviq në reagimin e tij.

Kjo përgjigje e Pejoviqit vjen pas deklaratave të Bërnabiqit se Mali i Zi, duke e njohur Kosovën, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, por edhe respektin themelor ndaj Serbisë.