Nënkryetari i KE-së, Schinas rezulton pozitiv me Covid-19

Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas doli pozitiv ndaj koronavirusit të ri dhe hyri në karantinë.

“Sapo mësova se testi im Covid-19 i planifikuar… ishte pozitiv. Tani po vetizolohem siç e kërkon protokolli shëndetsor,” shkroi në Twitter Schinas, përgjegjës për një portofol të politikave të përziera që mbulojnë migracionin dhe të drejtat sociale.

Shefi i tij, presidentja Ursula von der Leyen, ishte midis shumë zyrtarëve të BE-së që i uruan menjëherë një shërim të shpejtë.

“Kujdesu për veten”, shkroi ajo në Twitter.

Komisionerja Europiane e Kërkimit Maria Gabriel gjithashtu doli pozitive në fillim të këtij muaji.

Belgjika është një nga vendet evropiane më të prekura nga pandemia dhe kryeqyteti Bruksel, shtëpia e shumë institucioneve të BE, është aktualisht një nga rajonet më të prekura në bllok.