Nënkryetari i Galatasaray, Erden Timur ka folur edhe njëherë për çështjen e futbollistit kosovar, Milot Rashica, ku potencoi se klubi e do transferimin e tij, por ende nuk kanë marrëveshje me Norwich City, pasi klubi anglez e mbizotëron kartonin e tij.
Kujtojmë se pasi u shpall kampion me Galatasaray, Rashica u kthye tek klubi i Norwich dhe po pret lajme për të ardhmen e tij, shkruan Lajmi.net
Timur thotë se klubi dhe lojtari e do transferimin, por ende nuk ka diçka zyrtare apo konkrete.
“Jemi në bisedime me klubin e Milot Rashicës. Nuk ka kuptim të kryhet transferimi pa shifrat e sakta. Do kuptohemi shpejt pasi edhe Rashica na do. Mauro do të jetë me ne në ditët në vijim, por do të ishte gabim të thuash diçka pa qenë i qartë”, tha Timur për mediat turke./Lajmi.net/




