Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka njoftuar se një nënkolonel i cili ka punuar në misionin evropian në Afrikën Qendrore, do të sillet sot në Shkup me evakuim mjekësor.
Evakuimi mjekësor vjen ngaqë ekipet mjekësore në Afrikë Qendrore nuk kanë arritur të venë në kontroll gjendjen shëndetësore të nënkolonelit i cili javën e kaluar kishte rezultuar pozitiv në Covid.
“Njëri nga pjesëtarët tanë të Armatës, nënkolonel i cili ka merr pjesë në misionin evropian në Afrikën Qendrore, javën e kaluar është testuar për pozitivë me koronavirusin dhe meqë gjendja nuk ka qenë e përballueshme dhe e vënën nën kontroll nga ekipet mjekësore, pas rekomandimit të ekspertëve mjekësorë në kuadër të misionit evropian, ai me evakuim mjekësor do të sillet në shtëpi, në Shkup, supozoj vonë në mbrëmje. Ky evakuim mjekësor është bërë në bashkëpunim me shërbimet evropiane për punë të jashtme”, deklaroi Shekerinska në konferencën për media me homologun e saj çek, Ljubomir Metnar, transmeton TV21.