Nënkalimi i autostradës Shkup-Gostivar që kalon në lagjen Dardania në Tetovë vazhdon të mbetet pa zgjidhje. Sa herë ka reshje, edhe minimale, nënkalimi mbushet me ujë, ndërsa ngricat e vazhdueshme dhe prania e ujit kanë shkaktuar dëmtime edhe në urën e kësaj pjese. Kanalizimi është i bllokuar nga balta, ndërsa banorët që jetojnë në këtë zonë detyrohen të përdorin rrugë alternative për qarkullim.
Nga komuna e Tetovës thonë se zgjidhja ka qenë më komplekse por tash më tenderi ka përfunduar dhe presin përmirësimin e kushteve klimatike
Në lagjen Dradania ka dy nënkalime, njëra është nën hekurudhë që pastrohet më shpesh, ndërsa ai që kalon nën autostradë nuk pastrohet shpesh për shkak se është më pak i frekuentuar.





