Nëndetësja e paidentifikuar godet anijen iraniane, numër i lartë viktimash

Një nëndetëse e paidentifikuar ka sulmuar një anije iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, duke shkaktuar humbje jetësh njerëzore dhe dëmesh materiale.

Të paktën 101 persona kanë humbur dhe 78 janë plagosur. Situata e ndezur në Gjirin Persik duket që po eskalon përtej territorit të luftës së deritanishme dhe kjo goditje kundër Iranit, po ashtu dhe ajo e Iranit në bazën britanike në Qipro, janë tregues i qartë i përshkallëzimit të luftës.

Goditja ndaj anijes iraniane u konfirmua nga ministria e mbrojtjes dhe marina e Sri Lankës. (A2 Televizion)