Burimet zyrtare ukrainase dje kanë bërë me dije se kanë arritur që të marrin nën kontroll qytetin e Balaklia. Siç shkruan Yahoo news, marrja e Balaklia tashmë hap rrugë për qytetin tjetër Kupiansk i cili ndodhet shumë afër. Në rast të marrjes nën kontroll edhe të qytetit Kupiansk, Ukrainës do t’i mundësohej të kërcënojë edhe nyjën kryesore logjistike të Rusisë në Izyum.
Ndërkohë në rrjete sociale, diplomati ukrainas, Olexander Scherba ka shpërndarë video të nënave ukrainase, të cilat me lot gëzimi prisnin ushtarët ukrainas.




