Nëna e Ritës e quan Nexhmije Pagarushën “Perla e muzikës shqiptare”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Vdekja e saj ka lënë të pikëlluar të gjithë e shumë njerëz e kanë kujtuar edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Ndër ta ka pasur edhe emra të njohur të estradës. Edhe nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, i ka shkruar disa fjalë për Nexhmijen.

Ajo e quajti “Perla e muzikës shqiptare”.