Nëna e Elon Musk fle në garazh kur viziton djalin në Teksas

Maye Musk ka folur për kohën që kalon me djalin e saj Elon Musk.

Ndërsa Elon mund të jetë njeriu më i pasur në botë, 74 vjeçarja ka thënë se djali i saj nuk është aspak i interesuar për pasuritë, transmeton Klankosova.tv.

Në prill, Elon tha se nuk ka shtëpi dhe se shpesh fle tek miqtë.

Maye zbuloi gjithashtu se kur shkon për ta vizituar djalin e saj në Teksas, ku ndodhet selia e SpaceX, ajo duhet të ‘flejë në garazh’.

Sa i përket arsyes pse ajo duhet të flejë në garazh, Maye i tha The Sunday Times të Mbretërisë së Bashkuar, “Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi me raketa”.