Nëna e 14 vjeçares së zhdukur nga Vitia ka një mesazh për të bijën e saj

Me lotë në sy nëna e 14 vjeçarës së zhdukur tash e 10 ditë tregon se kur ishte hera e fundit që e ka parë të bijën e saj.

Të miturën, nga Vërbovci i Vitisë, familjarët herën e fundit e kishin parë më 7 qershor, kur ajo shkoi në shkollë.

“E prita autobusin, vajza nuk erdhi. Prita qe vjen n’11:00, prap s’erdh. Edhe e kom lajmërua policinë,”, tha Zanetije Kasami, nëna e vajzës.

Zanetija thotë se vajza e ka mbyllur telefonin që nga dita e zhdukjes. Megjithatë, ajo ka një mesazh për të.

“Le te kthehet sa me shpejte. Shnosh e mire. Ate dite kur kthehet mu zoti ka me ma marre shpirtin. Po i lutem edhe asaj, le t’um kthehet n’shpi,” shtoi ajo.

Ajo shton se nuk është hera e parë që Fatimja ishte zhdukur, por sipas saj ajo ishte kthyer krye një dite.

Për zhdukjen e Fatimes, është lajmëruar edhe Policia. Mirëpo deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë informacion./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni lajmin e plotë, në videon e mëposhtme.