“Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”/ Irani lëshon valën e parë të raketave nën drejtimin e udhëheqësit të ri

Irani ka lëshuar valën e parë të raketave nën udhëheqjen e liderit të ri suprem, Mojtaba Khamenei, sipas një njoftimi të transmetuesit shtetëror iranian.

Sipas medias shtetërore, bëhet fjalë për “valën e parë të raketave” të lëshuara drejt territoreve izraelite, në një zhvillim që shënon përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit publikoi gjithashtu një fotografi të një rakete ku shihej slogani “Nën komandën tënde, Sejid Mojtaba”.

 

© BalkanWeb