Disa pamje po bëjnë xhiro në rrjetet sociale, e gjegjësisht në TikTok, për të cilat thuhet se tregojnë Meritonin dhe Ilnisën duke kryer marrëdhënie intime në ‘dhomën e bardhë’.
Këto pamje nuk janë të vetmet të cilat janë shpërndarë, pasi për një gjë të ngjashme u aludua edhe në së paku dy raste të tjera.
Në rastin më të fundit, veprimi i tyre u kap në ‘dhomën e bardhë’ ku po qëndrojnë të izoluar për tashmë disa ditë.
Meritoni dhe Ilnisa siç duket ishin futur nën jorgan, dhe ca lëvizje të çuditshme viheshin në dukje, duke rritur aludimet se mund të kenë kryer marrëdhënie intime.
Dyshja, përfshirë edhe Egla Cenon janë izoluar sipas vendimit të Vëllait të Madh për t’i skualifikuar; megjithatë tani konsiderohen të tre të nominuar, dhe sonte njëri prej tyre do të eliminohet nga gara.