Raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Romelu Lukaku është stërvitur me angazhim të plotë në stërvitjen pas takimit me Tuchel, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Lukaku i ka bërë të ditur klubit klubit se nuk synon të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në merkaton e janarit.
Në anën tjetër, Chelsea ka potencuar se lojtari nuk mund të futet në negociata me asnjë skuadër, qoftë për huazim, qoftë për transferim të përhershëm.
Situata u bë kaotike te skuadra e Chelsea pas një interviste të Lukaku ku lojtari fliste për dëshirën e tij që të kthehet tek Interi.