Nefail Maliqi: 15 vjeçarja NUSE në Serbi/ SHPËRTHEN rrjeti “Albana lë Tiranën, martohet me Sllobodanin”

Une sot sapo e thash ne tv Klan Kosova se “të kesh sot shume fëmije ne Kosove dhe Shqipëri eshte patriotike..” mysafiret ne studio ma kundershtuan kete. “Une i them vetit se jam njefare patrioti deri dikund, por baba im, prinderit e mi jane me patriot se une, sepse ata kanë bërë 8 fëmijë, kurse une vetëm katër..” e thash sot ne mëngjes te Klani. Sapo e thash ne Klan Kosova: Martesa e femrave te reja shqiptare dhe serbe nga Shqipëria (mbi 500 sosh) ne Serbi dhe Kosove (në Veri) kane dy qëllime startegjike: Nje, shpopullimin e Shqipërise dhe Sebrizimin e Kosovës! Femrat shqiptare po rihapin shkollat në Serbi, Albana nga Shqipëria len kryeqytetin e Tiranës, martohet me Slobodanin në një katund serb…përderisa ne Luginen e Preshevës po mbyllen shkollatet për shkak debimit dhe diskriminimi të shqiptarëve…ishte ky titulli gazetes Zviceren në shqip LeCanton27.ch qe debatuam sot ne Klan Kosoven me kolegen Gonxhen dhe mysafiret (Asdrenin dhe Blereten) rreth nje hulumtimi qe ka zhvilluar së fundit media jonë zvicerane rreth martesave te vajzave shqiptare me burrat serbe. Sikur Asdreni dhe Blerta për këto martesat mes serbeve dhe shqiptarëve e thane se nuk eshte aq problem, sepse te gjithe jemi njerez. Edhe une e thash se ne parim ashtu duhet te jete, sepse dashuria nuk ka kufij, por megjithate mvarret se me kend, meqe ende varret jane te freskëta nga terrori serbe ne Kosovë qe vrane masakruan mijera shqiptare aty edhe femijë . Blerta qe Asdreni shpesh e prezentonte si “gazetare profesionale”😀 tha se edhe ne Kosovë ka femra nga Shqipëria (sidomos serbe) qe martohen, bile kemi shume raste ne Veri te Kosovës. Unë me kete deklarat te Blertes, sun e durova, dhe mu desht me ju përgjigj se “Serbet kane projekte dhe i rrine gati puneve te tyre sheme heret. Serbia ketu ka leshuar dy shigjeta, një, me martesa me deshirë e padeshire (duke i blere ato) me femrat shqiptare ne Serbi duke shpopulluar Shqipërinë tonë dhe dy, martesat e femrave nga Shqiperia (atyre serbe, rrethi i Shkondres) me qëllim për për ta serbizuar Kosovën !… Une ja bera te qarte se martesat e perziera te shqiptareve me nacionalitet tjera, sidomos me serbet eshte rreziku me i madh i asimilimit. Aq me teper kur plaget ende jane te freskëta nga lufta e fundit ku serbet bene krime, masakra dhe gjenocid ndaj shqipareve ne Kosovë, duke, dhunuar edhe 20.000 femra shqiptare, për cka as autoritetet serb ende nuk kane kërkuar falje?! Ne ne Zvicer, dhe Evrope martohemi me zvicerane, me gjerman dhe amerikanë dhe ata, ato me neve shqiptaret se jemi race e bukur… Por zviceranet, gjermanet dhe amerikanet nuk kane bere krime as masakra ne Kosove as nuk kane vrare fëmije e as nuk kane dhunuar femra shqiptare! *Shkrimi gazetarit nga Gjeneva Nefail Maliqi i postuar në facebook https://www.youtube.com/watch?v=LXsKTHGLpvo