Nebiu: Ikja jashtë e qytetarëve, është çmimi që paguhet për korrupsionin

Emigrimi dhe ikja e popullatës në shtetet e jashtme (braktisja e vendit), në veçanti e klasës së mesme – është çmim që paguhet për shkak të korrupsionit, transmeton “Lajm”.
Dy shtete lindore, më shkallë më të vogël të migrimit të popullatës – Sllovenia dhe Çekia, njëkohësisht kanë shkallë më të vogël të korupsionit dhe shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik e njerëzor.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), “çmimi” të cilin do ta paguajnë ish-shtetet socialiste për shkak të migrimit të popullatës gjatë periudhës kohore 1995-2012, është minus shtatë përqind (-7%) në aspekt të zhvillimit ekonomik në nivel vjetor.
*Status facebook’u i analistit Besim Nebiu