Nebiu: BDI-ja asnjëherë s’ka qenë më e frikësuar nga opozita shqiptare

Analisti Besim Nebiu, vlerëson se në këto zgjedhje partitë e opozitës shqiptare do të dalin mjaftë të konsoliduara. Në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se për herë të parë, BDI-ja është e frikësuar nga mundësia e humbjes në zgjedhje përballë opozitës shqiptare.

“Besoj se kjo opozitë ka konsolidim, ka artikulim dhe organizim të brendshëm që nxjerr në situatë që rezultatin zgjedhor ta ketë më të mirë se BDI-ja. Pikërisht, për atë Ali Ahmeti është duke u munduar me këto paraqitjet në RTK natën në të cilën u bë takimi mes Kurtit dhë liderëve të opozitës shqiptare dhe ASH-së. Absolutisht është rezultat i frikës. Në 20 vite në asnjë moment nuk ka pasur angazhim të këtillë në këtë fazë të kampanjës dhe njëfarë lloj shqetësimi të këtillë për involvimin e faktorëve të ndryshëm duke përfshirë edhe kryeministrin Kurti”, tha Nebiu për gazetën LAJM.