Nebiu: A mund ta hap kufirin Llojan-Miratoc, Talat Xhaferi për 100 ditë (Video)

Analisti i njohur nga Shkupi, Besim Nebiu, është skeptim se kryeministri teknik Talat Xhaferi, mund të ndryshojë diçka në të mirë të shqiptarëve brenda 100 në krye të Qeverisë.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Nebiu ka pyetur Talat Xhaferin, nëse do të mund ta realizojë premtimin e BDI-së që nga viti 2011 për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc.

“Ta marrim shembull kufirin e Llojanit, është ky një premtim i cili do t’ia lehtësonte shumë jetën një krahine të tërë në të cilën jetojnë shumë shqiptarë sepse do tua mundësonte komunikimin. Është premtim nëse nuk gaboj nga viti 2011. Sot jemi 2024, 13 vite nuk është realizuar. Nuk është aq i komplikuar si premtim. Është një vendkalim kufitar, një rrugë, është recikluar si premtim. Ja mund ta bëjmë pyetjen a do të mund ta kryejë këtë në këto 100 ditë. Nëse ka ngecur ka ngecur te partneri i koalicionit, nëse partnerët se i ka pas dy, njëherë VMRO-në, tani e ka LSDM-së, një test do të ishte kryerja e atyre amaneteve, amanete të cilat janë pjesë e programit, premtive, platformave, fletushkave që dalin para zgjedhjeve janë në këto 100 ditë”, tha analisti Besim Nebiu, për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.