Në Zyrën doganore “Tabanoc” në një automjet transportues janë gjetur tetë persona

Në Zyrën doganore “Tabanoc”, efektivë të policisë nga Stacioni policor “Tabanoc” gjetën dje tetë emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni të parkuar, pesë nga Bangladeshi, dy nga Pakistani dhe një nga Republika e Turqisë.

Nga MPB-ja njoftojnë sot se dje në orën 10.30 pas një denoncimi nga M.B. (53) nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, se ka vënë re dëmtim të një kamioni me targë të huaja, të cilën ai po e ngiste, ka ndodhur derisa ka qenë i parkuar afër vendkalimit kufitar Tabanoc, kanë kryer kontrollim të automjetit.
– Advertisement –

“Me këtë rast në pjesën e pasme të ngarkesës janë gjetur tetë emigrantë (pesë nga Bangladeshi, dy nga Pakistani dhe një nga Republika e Turqisë), të cilët thuhet se hynë në zonën e ngarkesës ndërsa automjeti ishte i parkuar”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Për ngjarjen është raportuar prokurori publik, ndërsa emigrantët u dorëzuan në Qendrën e transitit Tabanoc.