Në vlerë prej 3,8 milionë eurove, lëshohet në përdorim projekti i ri i “Alkaloid”

Në prezencë të përfaqësuesve të udhëheqësisë së kompanisë, është lëshuar në përdorim edhe një investim i realizuar me sukses në suaza të qendrës për fitim Farmacia e kompanisë Alkaloid. Bëhet fjalë për objekt i cili siguron zgjidhje të centralizuar për përgatitjen dhe lëvizje e të punësuarve në repartet prodhuese. Hapësira e përgjithshme e objektit të ri është 4.100 m2, për ndërtimin dhe pajisjen e të cilit janë investuar 3,8 milion euro. Përveç hapësirave për servis, ky objekt do të përfshijë edhe ekspozitë nga historia 88 vjeçare e kompanisë. Nga vitin 2017 deri në vitin 2023, Alkaloid SHA Shkup ka lëshuar në përdorim 10 720 m2 kapacitete farmaceutike dhe ka investuar 18,6 milion euro në lokaliteti në Autokomandë.