Në vitin 2024 Komuna e Tearcës, vetëm për servisim dhe ndërrim gomash ka harxhuar 15.300 euro!

Shpenzimet e Komunës së Tearcës për mirëmbajtjen e automjeteve ka nxjerrë në pah shifra që shqetësojnë qytetarët, shkruan Tema.mk. Sipas dokumentave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024, komuna ka harxhuar rreth 15.300 euro për servisim dhe ndërrim gomash, duke forcuar dyshimet për keqpërdorime të shumta gjatë qeverisjeve të kaluara.

Kjo shumë konsiderohet e lartë, duke e ditur se për shumë vite me radhë kjo komunë ka pasur transparencën më të ulët në nivel të shtetit dhe me këtë skandal rriten ende më shumë dyshimet për keqpërdorime në të gjitha sferat. Gjithashtu, mësohet se edhe keqpërdorimet në naftë janë shumë të mëdha./Tema.mk