Në vendkalimet kufitare nuk pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit.