Në Turqi konfirmohen rreth 5 mijë raste të reja dhe 97 viktima

Autoritetet turke raportuan sot edhe për 4.889 raste të reja të koronavirusit dhe 97 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 është rritur në 1.198, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Deri më tani, 3.446 njerëz janë rikuperuar, teksa mbi 24.000 njerëz u testuan brenda 24 orëve.

Një total prej 56.956 u infektuan nga koronavirusi në Turqi, transmeton Reuters.