Gjermani/Kovid-19: Për herë të parë numri i të shëruarve më i madh se numri i të infektuarve

Për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë, numri i të shëruarve nga virusi korona në Gjermani e tejkaloi numrin e të infektuarve. Këtë e bëri të ditur sot Instituti i Virusologjisë në Berlin “RobertKoh”.
Sipas instituti, numri i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 në Gjermani është 120.479.
Pacientë të shëruar janë 60.200. Gjithsej 2.673 persona kanë ndërruar jetë në këtë shtet. deri më sot, 57.606 persona janë infektuar. Epiqendra e përhapjes së virusit korona në Gjermani është provinca Bavari, ku
sipas institutit, janë infektuar 32.282 persona, ndërsa rastet e vdekjes të Kovid19 janë 786. Vijon provinca Rajna Veriore – Vestfalia me 24.267 raste të konfirmuara dhe 495 raste të vdekjes dhe rajoni Baden-Virtemberg me 24.078
raste dhe 649 të vdekur.