Deri sa ka zgjatur ora policore dhe deri sa shumica e qytetarëve kanë respektuar apelin për të qëndruar në shtëpi, hajnat nuk kanë pushuar. Qytetarë nga Tetova janë të brengosur sepse siç thonë ka pasur disa raste kur janë thyer dhe demoluar veturat e tyre. Ata nuk e kanë të qartë se si mundet hajnat të veprojnë deri sa zgjat ora policore, kur nuk ka njerëz në qytet dhe si është e mundur të mos vërehen nga policia. Për këtë arsye ata madje dyshojnë se disa policë janë duke bashkëpunuar me policinë, shkruajnë portalet lokale.
Maqedoni Në Tetovë thyhen disa vetura gjatë orës policore, kush po i mbron...