Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se brenda dy dite, respektivisht me datë 11.02.2022 dhe 12.02.2022 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” janë kapur 5 persona me teste të falsifikuara PCR për koronavirus, përcjell TV21. Ndërkohë, nga MPB shtojnë se në të njëjtën periudhë janë kapur edhe tre automjete që kanë kryer transport të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat.
“Gjegjësisht, me datë 12.02.2022, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se O.B. (51) nga Shkupi, T.T. (28) nga Shkupi, D.M. (28) nga fshati Tromegjë, rajoni i Kumanovës, D. G. (56) nga Koçani M.P. (61) nga Shkupi kanë paraqitur teste të falsifikuara PCR. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.