Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen e fansave në mbarë botën.
Me flokët e saj rozë karakteristike, një veshje me frymë “country” dhe një energji shpërthyese, artistja duket se po shijon çdo moment.
Në imazhet e postuara, Bebe shihet duke u argëtuar në një lokal me miqtë e saj, e veshur me një këmishë sportive blu, xhinse të stilit patchwork dhe një kapelë kaubojsi.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Nuk dihet ende nëse këto foto janë pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor apo thjesht momente nga një mbrëmje e zakonshme argëtimi, por ndjekësit kanë përmbytur rrjetet me komente pozitive për stilin dhe energjinë e saj.
Ndërkohë, interpretuesja e hitit “Meant To Be” po përgatit publikimin e këngës së saj të re, që sipas burimeve pritet të jetë gati shumë shpejt.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Fansat mezi presin të dëgjojnë projektin e radhës, që pritet të sjellë një tingull të freskët dhe një tjetër anë të artistes shumëdimensionale.
Kjo paraqitje e Bebe Rexhës vjen vetëm pak ditë pas performancës së saj mbresëlënëse në Serinë Botërore të MLB 2025, ku ajo interpretoi himnin kombëtar amerikan.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Me vokalin e saj të fuqishëm dhe prezencën mahnitëse, Bebe fitoi duartrokitjet e publikut dhe vlerësimet e mediave amerikane.
Duket se ky është vetëm fillimi i një faze të re për këngëtaren, e cila vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të guximshëm në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. /Telegrafi/








