Në spitalet e Shkupit po trajtohen 476 persona të dyshuar ose të diagnostikuar me C0 vid

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 41 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 476 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Co vid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 18 persona, një persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, katër pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Klinikën e Dermatologjisë, një pacientë është pranuar në Klinikën e ORL-së, ndërsa në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë pranuar nëntë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 11 pacientë të ri me Co vid-19, 12 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 16 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Për momentin në Klinikën e Dermatologjisë po mjekohen 25 pacientë të dyshuar ose pozitivë me Co vid-19, në Klinikën e Neurologjisë 33 pacientë, në TBC 51, ndërsa në kovid-qendrën pranë Klinikës së Nefrologjisë janë shtrirë 25 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka 16 pacientë, ndërsa në ORL 27.

Në Klinikën e Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë shtrirë 9 pacientë, Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 108 pacientë me Co vid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 151 pacientë. Në spiralin e Kozles ka 31 pacientë, prej të cilëve 8 janë fëmijë kurse 23 janë të rritur.

Gjithsej 476 pacientë të dyshuar ose me Co vid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar 40 shtretër të lirë.