Në Siri kanë lindur pesë milionë fëmijë që nga fillimi i luftës

Rreth 5 milionë fëmijë kanë lindur në Siri që nga fillimi i konfliktit para 9 viteve. Numri i saktë është 4.8 milionë fëmijë të lindru brenda Sirisë, kurse një milion fëmijë kanë lindur si refugjatë në vendet fqinje. Ata vazhdojnë të përjetojnë pasojat e tmerrshme të luftës brutale, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrieta Fore.
Sipas të dhënave të konfirmuara nga viti 2014, kur ka filluar monitorimi zyrtar, deri në vitin 2019:
• 5,427 fëmijë janë vrarë– mesatarisht një fëmijë në 10 orë dhe 3,639 fëmijë janë lënduar në konflikt.
• Rreth 5,000 fëmijë– disa në moshë shtatëvjeçare– janë rekrutuar në luftime;
• Afër 1,000 objekte edukative dhe shëndetësore janë sulmuar.
Meqë bëhet fjalë për të dhëna zyrtare, dëmi real ndaj fëmijëve me siguri është më i madh, raporton UNICEF, transmeton Gazeta Lajm.
“Konteksti në Siri është një nga më komplekset në botë. Dhuna dhe konflikti aktiv vazhdon dëshpërimisht në disa lokacione”, deklaroi Ted Chaiban, Drejtor Rajonal i UNICEFit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
Efekti më i gjerë i konfliktit afër një dekadash përfshin:
Dy nga pesë shkolla nuk mund të shfrytëzohen sepse janë të shkatërruara, dëmtuara, shërbejnë si strehimore për familjet e zhvendosura, ose shfrytëzohen për nevoja ushtarake;
• Më shumë se gjysma e kapaciteteve shëndetësore janë jofunksionale;
• Më shumë se 2.8 milion fëmijë janë jashtë shkollave brenda Sirisë dhe në vendet fqinje;
• Më shumë se dy e treta e fëmijëve me probleme fizike ose mentale kërkojnë shërbime të specializuara që nuk janë të disponueshme në rajonin e tyre;
• Çmimet e artikujve bazë janë rritur 20 fish që nga fillimi i luftës;