Haxhi Rifat Mustafi është mërgimtar i kamotshëm nga rrethina e Tetovës. Ai edhe sivjet ka ardhur për pushime në vendlindjen e tij, Siniçan, ku çdo vit kalon pjesën më të madhe të pushimeve verore. Mirëpo në vend se të kalojë ditë të qeta, siç i takon një pensionisti, haxhi Rifati po përballet me problemin që mundon mijëra bashkëfshatarët e tij. Në këtë fshat jo që nuk ujë të pijshëm nga ujësjellësi, por nuk ka ujë as për abdes. Uji ëhstë skajshmërisht i ndotur. Për këtë arsye, Haxhi Rifati është i detyruar të marrë abdes me ujë të blerë në shitore. Deri sa flet për Lajm Tv, revolta e tij është evidente.
Në Siniçan nuk ka ujë as për pije, as për kafe, e as për abdest (VIDEO)
Në Siniçan nuk ka ujë as për pije, as për kafe, e as për abdest (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Thursday, August 6, 2020
Siniçani i Bogovinës këto ditë vere është shndërruar në simbol të rezistencës të shqiptarëve të Maqedonisë së veriut.
Problemet dhe presionet policore e politike me të cilat po përballen, nuk kanë luhatur vendosmërinë e banorëve të fshatit. Ata janë bashkuar edhe më tepër që t’i japin fund problemit disadekadësh me ujin, duke mos u larguar nga pusi as ditën as natën. Disa vijnë, disa shkopjnë, duke bë ndërrime të vazhdueshme, dhe duke dhënë një shëmbëlltyrë të solidarizimit mes veti, që rrallë herë shënohet.
Deri sa politika po bën pengesa për ndërimin e ujësjellësit, në çezmat e banorëve të fshatit rrjedh vetëm ujë i pistë, që nuk plotëson kurrfarë kushte. Banorët e Siniçanit edhe për të pi kafe duhet të shkojnë në fshatin Bogovinë, ose Sedllarcë. Në kafeteritë e këtij fshati tani disa javë shërbehen vetëm lëngje. Bakteria esheria koli që përmban uji, e bën të rrezikshëm për shëndetin e banorëve përdorimin e ujit në çfardo mënyre.
Banorët e Siniçanit tashmë kanë tejkaluar mosmarrëveshjet mes banorët e Urviçit, mosmarrëveshje që kanë buruar nga manipulimi i banorëve të Urviçit, se gjoja Siniçani do të marë ujin e tyre. Mirëpo burokracia ende nuk lëshon pe. E kërkesat e banorëve ndaj shtetit janë të thjeshta: mos na ndihmoni, por mo na pengoni. Ujësjellësin do e ndërtojmë me paratë tona.
Siç ndodh me çdo problem të vogël, ose të madh, lidhur me ujësjellësin e Siniçanit janë paraqitur akuza dhe kundërakuza. Pushteti qendror akuzon komunën e Bogovinës se nuk ka miratuar projektin për ndërtimin e ujësjellësit, kurse komuna akuzon se bëhet fjalë për hakmarrje nga pushteti, për shkak se janë në pyetje biznese të funksionarëve të BDI-së. kryetarii komunës Albon Xhemaili edhe gjatë ditës së djeshme ka realizuar takim në qeveri për të gjetur mënyrë për tejkalim të problemit, kurse përgjigje zyrtare i është premtuar ditëve në vijim. Pa marrë parasysh përgjigjen, siniçanasit vazhdojnë të qëndrojnë te burimi i ujit, edhe në temperatura të larta, edhe në shi, por edhe gjatë festës së Bajramit, në mbrojtje të drejtës elementare për të pasë ujë të pijshëm./Gazeta LAJM