Në Shkup mblidhen ndihma për Ukrainën

Barna, ushqim, shatorë, tesha dhe mjete higjienike janë disa nga donacionet që po mblidhen në Shkup si ndihmë për shtetasit e Ukrainës.

Pesë kamionë nga Maqedonia e Veriut janë dërguar në Ukrainë, ndërsa pjesa më e madhe prej tyre kanë pasur ujë, ndërkaq ky aksion vjen në kohën kur po ashpërsohet lufta në Ukraina. Pikat ku mund të dhurohen ndihmat janë lagja Dame Gruev në Komunën e Gjorçe Petrovit.

“Gjatë ditës së djeshme ndihmuan kompani, në mesin e të cilave edhe “Gorska” të cilët na dhanë hapësirë për të mbledhur donacionet dhe po ashtu dërguan kamionë me ujë. Mu paraqitën shumë persona të cilët duan të ndihmojnë, aq sa munden dhe vendosëm ta hapim pikën. Mendojmë të kërkojmë ndihmë edhe nga ndonjë komunë që do të na lejojë të vendosim shator për mbledhjen e ndihmave humanitare për shkak se jemi jashtë qendrës së Shkupit”, tha Oleksandar Urbanoviç, kryera i shoqatës ukraineze “Lesja Ukrainka”.

Ai thotë se banorët e ukrainës në fillim ndoshta kanë pasur frikë, por tani nuk frikësohen për ta mbrojtur atdheun e tyre.