Në Shkup arriti dërgesa e parë prej 4850 vaksinave – donacion nga BE-ja

Me rastin e sjelljes së dërgesës së parë të vaksinave Pfizer të donuara nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurokomisari Oliver Varhelyi, ministrja austriake për BE, Karoline Edtstadler, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë realizuar vizitë në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski”.

Pas kësaj, Zaevi, Varhelyi dhe Edtstadler janë paraqitur para publikut.

Zaevi për 4850 vaksinat e BE-së: Ngadalë po hyjmë në arritjen e imunitetit kolektiv

Oliver Varhelyi: Vaksinat janë dhuratë për Maqedoninë e Veriut që të mposhtë pandeminë Covid-19

Njoftuan, se sasia prej 4850 vaksinave, “janë dhuratë për Maqedoninë e Veriut” dhe shpresojnë, se me këtë do të ndihmojnë në mposhtjen e pandemisë së Covid-19.

A mund të nisin negociatat në qershor? Oliver Varhelyi: Kjo është pyetje e rëndë!

Në këtë paraqitje është folur edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nga ana e eurokomisarit është shprehur pesimizëm që mund të ketë një nisje të negociatave gjatë samitit të qershorit.

Ka deklaruar, se për këtë duhet të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke kujtuar në kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

Nëse nuk ka një marrëveshje mes të dyja vendeve, atëherë siç tha ai, “duhet të shqyrtohen edhe opsione të tjera”, duke aluduar në ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

Varhelyi: Nëse s’ka marrëveshje me Bullgarinë, mund të ndahet Maqedonia e Veriut me Shqipërinë!