Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht është regjistruar rritje e çmimeve te produktet industriale në tregun vendor, krahasuar me gushtin e kaluar. Në nivel mujor nuk ka pasur rritje, transmeton Portalb.mk.
“Në gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë rritur për 4.9%. Çmimet në këtë periudhë janë rritur në grupet e Energjisë për 6.5%, Prodhime intermediare përveç energjisë për 4.4% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.1%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me muajin paraprak, rritja te energjia është vetëm për 0.3 përqind.