Një skeç i aktorit Donald Veshaj mbrëmë në emisionin e tij “Më lërë të flas” lidhur me Fifin bëri që të reagojë këngëtarja.
Reagimi u përcoll nga Fifi me mesazhin që ata do përballën në gjyq, shkruan lajmi.net
Ndërsa sot për këtë temë reagoi edhe Donaldi përmes disa “InstaStory”.
Megjithatë, në reagimin e Donaldit shihet se dyshja janë në të njëjtin vend.
“Tani jam zgjuar dhe tani po shikoj këto komentet në Instagram në lidhje me skeçin që e kam bërë, nuk e kuptoj Fifin tha që do të ndjeki anën ligjore edhe unë jam gati, do bëj gati avokatët e mi dhe ta ndjeki anën ligjore, po edhe unë jam gati. E pres në gjyq”, tha Donaldi
Kujtojmë se Fifi e përkrahu Donaldin mjaft shumë në finalen e “BBV” dhe ata kanë një miqësi të mirë.