Në rrezik negociatat në qershor me Shkupin dhe Tiranën

Menjehere pas kthimit nga vizita ne SHBA-te ku u takua me zv presidenten Kamala Harris dhe sekretarin e shtetit Blinken Kryeministri bullgar Kiril Petkov deshmoi ne parlament se ende nuk ka nje marreveshje per negociatat me Shkupin.

Kryeministri bullgar Kir Petkov tha se gjatë vizitës së ardhshme të delegacionit bullgar në Maqedoninë e Veriut më 22 maj nuk do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje konkrete specifike për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësimin e fqinjëve në BE.

Takimi ende nuk është finalizuar por një gjë është e sigurt ne vetëm po vazhdojmë dialogun konstruktiv, por asgjë konkrete nuk do të nënshkruhet në këtë date tha Petkov.

Nje perpjekje per te bindur palen bullgare qe te hiqet vetoja ndaj Maqedonise se Veriut do te behet të hënën nga kryeministrin holandez Mark Rutte.

Hollanda ka qene nje nga shtetet me skeptike per zgjerimin e BE-se por se fundmi ajo po mbeshtet hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

Ne aspektin energjitik nga data 1 korrik, Bullgaria do të marrë sasitë e plota të gazit të rënë dakord nga Azerbajxhani ndersa një kompani amerikane do të furnizojë Bullgarinë me gaz pa ndërmjetës dhe me çmime më të ulëta se ato të Gazpromit.