Në Reçicë të Kumanovës do të ndërtohen hotele dhe qendra tregtare, afër fabrikës për marihuanë

Komuna e Kumanovës në fund të majit do të shpallë licitacion publik për 4 parcela për ndërtim të fabrikave për industri të lehtë jondotëse, dy për hotele dhe gjashtë për qendra të mëdha tregtare. Çmimi fillestar i tokës për industri të lehtë do të jetë 61 denarë për metër katrorë, për kompleks hotilerik 283 denarë dhe për qendra të mëdha tregtare 800 denarë për metër katrorë. Lidhur me këtë projekt, Komuna e Kumanovës ka organizuar prezantim on-line para ambasadorëve dhe investitorëve, ku u prezantuan mundësitë për investim, mënyra dhe procedura për të përfituar tokë për investim në zonën e re industriale.
“Dua të theksoj se ekziston interesim i madh te investitorët potencial vendorë dhe jashtë vendit“, thesoi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski gjatë prezantimit.
Nga Sektori për urbanizëm sqaruan se parcelat janë me madhësi të ndryshme, më e vogla është 5000 metra katrorë, kurse më e madhja 13.500 katrorë. Të drejtë për pjesëmarrje kanë persona fizikë dhe ndërmarrje vendore dhe të huaja.
Blerësi është i obliguar që në afat prej 10 viteve ta ndërtojë fabrikën ose objektin dhe nuk kanë të drejtë ta shesin parcelën ndërtimore.

Në zonën industriale në “Reçicë” deri tani janë ndërtuar dy fabrika, njëra për industri të lehtë kimike dhe tjetra për prodhim të marihuanës.
Përveç në Reçicë, zona industriale në Kumanovë janë themeluar edhe në Dobroshan dhe në lagjen Karposh.